“Kur historia të na gjykojë: Gaza 2040” – VIDEO

Një video që përshkruan skena nga e ardhmja, në vitin 2040, kur gjenocidi në Gaza do të njihet botërisht.

Në çdo cep të globit do të prodhohen filma dhe do të ndërtohen muze për të përjetësuar kujtimin e kësaj tragjedie të përgjakshme.

Fëmijët do t’iu drejtohen gjyshërve të tyre me sy të pafajshëm dhe zemër të ngarkuar:

‘Gjysh, çfarë bëje ti gjatë kohës së gjenocidit?’

‘A thjesht qëndruat duke parë, ndërsa dhimbja dhe vdekja shkatërronin gjithçka para syve tuaj?’

Një vepër artistike prekëse dhe profesionale, që i flet ndërgjegjes së çdo njeriu. Për Zotin, është e mrekullueshme.