Imagjinoni të hapni sytë në mëngjes dhe përballë të shihni një ajsberg. Për këta banorë të ishullit kanadez të Newfoundland nuk ka nevojë për imagjinatë, pasi një copë e madhe akulli mbërriti në brigjet e ishullit.
Zona është e njohur për zbarkimin e ajsbergëve, një fenomen që në fakt tërheq edhe turistë e që ndodh përgjatë brigjeve lindore të provincës, Newfoundland dhe Labrador.
Rreth 90 përqind e ajsbergëve janë të gjithë pjesë e akullnajës së vjetër të Greenland, ndërsa pjesa tjetër vjen nga Arktiku i Kanadasë. Shtresa e mëdha të akullit shkëputen me rritjen e temperaturave në verë.
Është një fenomen i përvitshëm dhe masat e akullit mund të shihen përgjatë gjithë bregut kur moti është i kthjellët. Ato mund të jenë edhe me ngjyra të ndryshme, si e bardhë dëbore dhe akuamarinë.
Ajsbergët po ashtu mund të jenë gjigandë. Më i madhi i regjistruar ndonjëherë u gjet në 2021, me gjatësi 135 kilometra dhe gjerësi 25 kilometra dhe ndodhej në ishullin South Georgia.