Ballina Sport Futboll Kuqezinjtë synojnë ta ndalin “Furinë e Kuqe”

Kuqezinjtë synojnë ta ndalin “Furinë e Kuqe”

Kombëtarja shqiptare në futboll, sonte në “Loro Boriçi” sfidon Spanjën, në kuadër të eliminatorëve për Botërorin e ardhshëm ‘Rusi 2018’.

Kuqezinjtë në duel me spanjollët e fuqishëm vijnë pas dy fitoreve radhazi kundër Maqedonisë dhe Litenshjtajnin.

Tempulli i futbollit “Loro Boriçi” pritet të jetë i tëri kuqezi në përkrahje të futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Gianni de Biasin dhe futbollistët e tij i pret një ballafaqim shumë i fortë në duel me “Furinë e Kuqe” të cilën skuadra shqiptare synon ta ndalë.

Tekniku italian është i vetëdijshëm se skuadrën e tij e pret një ndeshje tejet e vështirë, por ai shpreson se djemtë e tij sonte do ta kenë një natë të mirë, ndërsa ka paralajmëruar formacion mbrojtës.

Përballja Shqipëri-Spanjë nis në orën 20:45.

Exit mobile version