Organizimin më të rëndësishëm në botë për futboll – FIFA Kupën e Botës, deri më tani e kanë fituar vetëm 8 shtete të ndryshme që nga viti 1930 kur është organizuar për herë të parë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kampionati Botëror i cili deri më tani është mbajtur 20 herë mes viteve 1930 dhe 2014, me përjashtim Luftën e Dytë Botërore, 5 herë është fituar nga Brazili, ndërsa Italia dhe Gjermania nga 4 herë ia kanë arritur qëllimit.
Argjentina dhe Uruguaji nga dy herë e kanë fituar Kupën e Botës ndërsa Anglia, Franca dhe Spanja nga një herë arritën të fitojnë.
Kupën deri më tani e kanë fituar 5 shtete nga Evropa, 3 nga Amerika e Jugut, ndërsa nga kontinentet tjera nuk patur fitues.
– Uruguaji, Anglia dhe Spanja nuk kanë humbur në finale
Në botëroret, Uruguaji, Anglia dhe Spanja duke fituar ndeshjet e finales, ishin shtetet të cila arritën deri tek kupa.
Uruguaj deri më tani dy herë arriti deri në finale në të cilat e fitoi kampionatin ndërsa Anglia dhe Spanja luajtën nga një finale të cilat arritën të bëhen kampione.
– Kombëtarja më dramatike e Kupës Botërore – Holanda
Kombëtarja më dramatike e botëroreve është Holanda.
“Portokallinjtë” deri më tani në historinë e botërorit arritën 3 herë në finale por nuk ia arritën qëllimit.
Në vitin 1974 në finale humbën kundër Gjermanisë Perëndimore, organizatore e kampionatit, ndërsa në vitin 1978 gjithashtu humbi nga Argjentina. Holanda për herë të fundit humbi finalen në vitin 2010 që u organizua në Afrikën e Jugut kundër Spanjës në minutat shtesë.
Çekosllovakia dhe Hungaria ishin gjithashtu dy kombëtare të cilat kanë luajtur në finale por nuk kanë arritur të fitojnë Kupën e Botës në historinë e tyre.
Ndërkohë edhe Suedia si organizatore e Botërorit në vitin 1958 arriti deri në finale por humbi kundrejt Brazilit.
– Gjermania 8, Brazili 7 herë finalistë
Kombëtaret që kanë arritur më së shumti deri në finale janë Brazili dhe Gjermania.
Gjermania 8, Brazili 7 herë u bënë finalistë, ndërsa Italia 6 dhe Argjentina 5 herë.
Edhe pse Gjermania dhe Brazili janë kombëtare me shumë finale, për herë të parë u përballën në finale vetëm në Kampionatin Botëror të vitit 2002 që u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni. Këtë ndeshje Brazili e fitoi me rezultatin 2-0.
– Finalet dhe rezultatet
Viti
Kampion
Finalist
Rezultati
1930
Uruguaji
Argjentina
4-2
1934
Italia
Çekosllovakia
2-1 (koha shtesë)
1938
Italia
Hungaria
4-2
1950
Uruguaji
Brazili
2-1
1954
Gjermania Perëndimore
Hungaria
3-2
1958
Brazili
Suedia
5-2
1962
Brazili
Çekosllovakia
3-1
1966
Anglia
Gjermania Perëndimore
4-2 (koha shtesë)
1970
Brazili
Italia
4-1
1974
Gjermania Perëndimore
Holanda
2-1
1978
Argjentina
Holanda
3-1 (koha shtesë)
1982
Italia
Gjermania Perëndimore
3-1
1986
Argjentina
Gjermania Perëndimore
3-2
1990
Gjermania Perëndimore
Argjentina
1-0
1994
Brazili
Italia
0-0 (3-2 penallti)
1998
Franca
Brazili
3-0
2002
Brazili
Gjermania
2-0
2006
Italia
Franca
1-1 (5-3 penallti)
2010
Spanja
Holanda
1-0 (koha shtesë)
2014 Gjermania Argjentina 1-0 (koha shtesë)