Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve, Manchester City mund Tottenham-in

Në ndeshjen e Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve 2017, Manchester City shënoi fitore ndaj Tottenham-it me rezultatin 3-0.

Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve, e cila këtë vit organizohet për herë pestë, zhvillohet në SHBA mes klubeve më të rëndësishme të Evropës.

Manchester City arriti të mposht Tottenham-in me golat e shënuar në minutën e 10-të nga John Stones, në minutën e 72-të nga Raheem Sterlin dhe në minutën 90+1 nga Brahim Diaz.

Kupa Ndërkombëtare e Kampionëve 2017 organizohet në tre turne të ndryshme në SHBA, Kinë dhe Singapor.

Në turne marrin pjesë klubet angleze si Arsenal, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham, Barcelona dhe Real Madrid nga Spanja, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund nga Gjermania, Juventus, Milan, Inter dhe Roma nga Italia, si dhe nga Franca Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyon.