Në Mies të Zvicrës është hedhur shorti për Raundin e Parë të para-kualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023.
Kosova do të jetë në Grupin B, së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.
Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, pra, Kosova do të luajë gjashtë ndeshje në grup.
Ndeshjet do të zhvillohen gjatë periudhës 17-25 shkurt 2020, 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.
Dy Kombëtaret e para të grupit do të kualifikohen në Raundin e Dytë.
Grupi B
Islanda
Sllovakia
Kosova
Luksemburgu
Grupi A
Portugalia
Qipro
Bjellorusia
Shqipëria.