Kungulli, mbrojtës i shëndetit dhe ushqim i shijshëm

Sipas të dhënave, kungullin njerëzit e kanë përdorur që para 4.000 viteve, por në Evropë ka arritur në shekullin e 15-të.

Ngjyrën ia ka borxh sasisë së madhe të luteinës, betakarotinës dhe alvakarotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitamina A. Në kungull ka 90 për qind ujë, përmban edhe proteina, karbohidrate, yndyrë, vitaminat A, C, B1, B2, B3, B6, niacinë, acid folik, minerale (kalium, fosfor, kalcium, hekur).

NJË GOTË KUNGULL TË ZIER PA KRIPË PËRMBAN

49 kalori, 2 g proteina, 12 g karbohidrate, 3 g fibra ushqyese, 37 mg kalcium, 1,4 mg hekur, 22 mg magnez, 564 mg kalium, 1 mg zink, 0,50 mg selen, 12 mg vitamina C, 1 mg niacin, 21 mcg folate, 3 mg vitamina E.

VETITË SHËRUESE TË KUNGULLIT

* Nëse më shpesh kungullin e keni të përgatitur në tryezë, do të pakësoni rrezikun nga kanceri i mushkërive. *Kungujt janë përplot antioksidues betakarotinë, që në organizëm shndërrohen në vitamina A. Studimet tregojnë se ushqimet e pasura me betakarotinë pakësojnë rrezikun nga shumë lloje të kancerit, por edhe mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. * Kungulli i zier dhe i pjekur, apo lëngu, është ushqim ideal për personat që vuajnë nga mbipesha, diabeti, të sëmurët nga lukthi dhe zorra e hollë.