Kunguj të mbushur me karkaleca

Kjo recetë u mor nga Delish

Për drekat dhe darkat në këto ditë të nxehta vere shpesh jemi në dilemë se çfarë recetash të gatuajmë të cilat duhet të jenë jo vetëm të shijshme, por edhe të lehta në mënyrë që edhe vapa të përballohet lehtësisht.

I keni provuar ndonjëherë kungujt e mbushur me karkaleca? Nëse jo, lexoni me kujdes përbërësit dhe filloni përgatiteni menjëherë. Është një recetë që nuk do t’ju zhgënjejë.

Recetë për 4 persona/ Përbërësit: 4 kunguj të njomë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë trumëz e freskët, 2 lugë gjelle gjalpë, Karkaleca sipas dëshirës, 2 domate, të copëtuara, 3 thelpinj hudhër, gjysmë limoni, djath mocarela i grirë sipas dëshirës, kem parmigiano, majdanoz i freskët i grirë, për dekorim (sipas dëshirës).

Përgatitja: Ngroheni furrën në 350°. Pritini kungujt e njomë në mënyrë gjatësore dhe hiqni pjesën e brendshme me një lugë të vogël, duke lënë të paprekur pjesët anësore. Coptoni tulin e kungujve dhe lëreni mënjanë. Më pas vendosni kungujt në një enë të madhe pjekjeje dhe spërkatini të gjitha me vaj. I rregulloni me kripë dhe piper dhe sipër shtoni edhe trumëz. Piqni derisa të zbuten, rreth 20 minuta. Në një tigan të madh shkrini gjalpin. Shtoni karkalecat dhe rregullojini me kripë dhe piper. Gatuajini për 3 deri në 4 minuta. Hiqini nga zjarri, lërini të ftohen dhe më pas prijini në copa sa një kafshatë. Shkrini sërish një lug gjalpë në tigan. Shtoni tulin e copëtuar të kungujve të njomë, domatet dhe hudhrat, i rregulloni me kripë dhe piper dhe ziejini derisa të marrin aromë. Shtoni kremin parmigiano, lëngun e limonit dhe gatuajeni për 3 minuta. Hiqini nga zjarri dhe vendosni karkalecat e gatuara.

Mbushni ‘varkat’ e kungujve me përzierjen e karkalecave dhe kimës së përgatitur dhe sipër shtoni mocarela sipas dëshirës. Lëreni në furrë për rreth 10 minuta sa djathi të ketë krijuar flluska. Shtoni më shumë parmigiano dhe majdanoz për dekorim, nëse dëshironi, përpara se ta shërbeni.