Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi i madh italian ndërmjet Romës dhe Juventusit, duel ky në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.
Të dyja skuadrat do të mundohen që të japin më të mirë nga vetja në këtë takim dhe t’i paketojnë pikët e tyre, shkruan IndeksOnline
Kështu, mediat italian kanë publikuar një formacion të parashikuar se si do të paraqitet të dyja skuadrat sot, ku nga minuta e parë e vendosin në radhën e Romës edhe mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbullën, i cili është transferi më i ri i Romakëve.
Kumbulla pra vet do të ketë një sfidë të vështirë, pasi duhet ta ndalojë gjigantin e sulmit, Cristiano Ronaldon.
Roma (3-4-2-1): Mirante; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Karsdorp, Diawara, Veretout, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko.
Nuk paraqiten: Perotti, Pastore, Zaniolo.
Juventus (3-4-2-1): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Rabiot, McKennie, Frabotta; Ramsey; Kulusevski, Ronaldo.
Nuk paraqiten: De Ligt, Sandro, Bernardeschi.