Kultura e zhveshjes apo zhveshja e kulturës

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Veshja tradicionale shqiptare ndryshonte sipas rajonit dhe shpesh ishte shumëngjyrëshe dhe e përpunuar. Kostumet tradicionale të burrave zakonisht përfshijnë një këmishë të bardhë, jelek dhe pantallona, ndërsa kostumet e grave kanë bluza të qëndisura, përparëse dhe funde të gjata. Fustanella (një lloj fundi i veshur nga meshkujt) ishte dhe është ikonë në rajonet jugore. Gjatë festimeve, shqiptarët kanë veshur veshjet e tyre më të mira tradicionale, të cilat shpesh janë të zbukuruara me modele të ndërlikuara dhe të bëra nga materiale të cilësisë së lartë.

Kultura e modernitetit apo nudizmit:

Shumë kultura të lashta, si grekët dhe romakët, manifestonin formësimin njerëzor dhe përfshinin lakuriqësinë në artin dhe jetën e tyre të përditshme. Gjithashtu fise të ndryshme indigjene në shumë vende të botës kanë praktika tradicionale që përfshijnë lakuriqësinë, shpesh pa tabutë e pranishme në shoqëritë më tradicionale. Kjo sipas tyre është mënyrë jetese e lakuriqësisë sociale jo-seksuale, duke synuar harmoninë me natyrën dhe ekspozimin e trupit.

Mediat dhe Arti:

Në epokën post-moderne nudizmi në media ka evoluar apo edhe ka eskaluar deri në absurditet, duke provokuar shpesh debate rreth censurës, a-moralit dhe lirisë artistike.
Ekspozimi i normave kulturore:
Gjendja aktuale globale pa përjashuar edhe në vendin tonë, thërret që në menyre dinjitoze të analizohen dhe implementohen normat themelore të një kulture standarte dhe tradicionale të veshjes, sidomos në institucionet publike ( me theks të veçant shkollat dhe institucionet edukative-arsimore) ngase kjo kulturë e veshjes sipas normave morale është strukur apo fshehur vetëm në shtresa të traditës dhe pritshmërive të një pjese të vogël shoqërore.
Andaj, nga nivelet jo qeveritare dhe qeveritare, është mbase imediate analizimi i praktikave dhe kahjes së vlerave aktuale kulturore për të kuptuar natyrën dhe ndikimin e tyre të vërtetë, në jetën individuale, familjare, sociale dhe nacionale të shoqërisë sonë, duke marrur si shembull edhe vendet të cilat kanë norma standarte dhe kulturore, pa asimiluar vlerat tona tradicionale dhe kombëtare. Ngase kur kulturat ekspozohen pa kriter nga ndikimet tjera de-gjeneruese ato mund të sfidohen, të pësojnë ndryshime drastike, duke shpier në dekulturalizëm dhe dehumanizëm.
Pranimi i lakuriqësisë si standard i modës dhe modernitetit mund të ndikojë në standardet shoqërore të bukurisë dhe imazhit të një shoqërie, duke promovuar bastardimin dhe degradimin shoqëror. Balancimi i praktikave kulturore duke u bazuar në respektimin e privatësisë dhe dinjitetit individual është thelbësor.
Andaj, është i nevojshëm aktualizimi i një debati të mirëfilltë midis lirisë së kufizuar apo përkufizimit të lirisë, standardeve dhe normave shoqërore për të ruajtur rendin, dinjitetin dhe mirësjelljen normale në një shoqërie.

Relativiteti kulturor:

Vlen të theksohet se perceptimet ndajë veshjes ndryshojnë në kultura të ndryshme dhe ajo që konsiderohet e pa-pranueshme në një shoqëri varet nga rajonet dhe kontinentet.
Andaj, kjo gjendje aktuale thuajse alarmante në shoqërinë tonë thërret për një eksplorim dhe analizim më të thellë, nga shume aspekte psiko-sociale dhe kulturore, të mënyrës se si shoqëria e jonë e kupton dhe demonstron angazhimin kulturës së zh-veshjes dhe sjelljes si dhe transparencën e normave standarde socio-kulturore

Përgatiti: Prof. Dr. Rrahman FERIZI