Ballina Kuzhinë Kulaç në vaj – Receta e lehtë që duhet të provoni

Kulaç në vaj – Receta e lehtë që duhet të provoni

Recetat e kulaçit janë gjithnjë shumë të preferuara, sidomos kur përgatitën në shtëpi.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tij.

Përbërësit

  • 150-180 ml ujë i vakët
  • Maja buke
  • 350 gr miell
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Në një enë të thellë shtoni miellin, kripën, majanë, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe përzieni me një lugë druri në mënyrë që të formoni brumin.

Punojeni pak me duar dhe lëreni të vijë në një enë të mbuluar derisa të fryhet sa dyfishi i tij.

Në fund hidheni brumin në një sipërfaqe të sheshtë dhe punojeni me pak miell.

Bëni një tavë pjekje gati dhe vendosni sipër brumin që përgatitët.

Hapeni me gishtërinj nëpër të gjithë tavën me një diametër 30 cm dhe rreth 1 cm trashësi.

Shtypeni sipërfaqen me gishta duke lënë disa gropa në sipërfaqe.

Merrni vajin e ullirit dhe lyejeni të gjithë kulaçin tuaj duke e spërkatur me pak kripë të trashë sipër.

Futeni të piqet në furrë të ngrohtë dhe piqeni në temperaturë 220 -230 gradë përreth 20 minuta.

Sipërfaqja e kulaçit duhet të jetë e njëtrajtëshme, por e butë.

Kur të ketë marrë ngjyrë të artë nxirreni nga furra, lëreni të ftohet paksa dhe najdeni në pjesësa të vogla.

Exit mobile version