Ballina Kuzhinë Kukurec në furrë

Kukurec në furrë

Me siguri disa prej jush sapo kanë parë foton e mësipërme apo kanë lexuar titullin, kanë shtrembëruar turinjtë, kurse disa të tjerë kanë menduar: “Ah, sikur ta kisha tani gati”. Nëse jeni nga grupi i këtyre të fundit, mos ngurroni të porovoni recetën e mëposhtme.

PËRBËRËSIT: të brendshmet e qingjit (zorrë, mëlci, zemër, mushkëri,gjëndra dhe dhjamra), rigon, piper i zi, kripë, nje tufë e vogël majdanoz, një tufë e vogël koper, disa thelpinj hurdhër, 1 limon, pak vaj ulliri dhe 2 gjethe dafine.

PERGATITJA: Lani mirë të brendshmet dhe përvec zorrëve pjesët e tjera pritini në copa katrore. Marionojini me kripë, piper, ridon dhe hudhër të grirë. Lani zorrët mirë e mirë dhe marinojini me të njëjtat erëza. Në nje shufër ose shkop për shishqebap kaloni të gjitha pjesët e prera katrore të të brendshmeveee dhe lini hapësirë midis dy ekstremiteteve. Merrni  fillimin e zorrëve dhe rrethoni në mënyrë horizontale të gjithë shufrën . Lidhini fort që të mos hapen gjatë pjekjes. Me zorrën tjetër bëni një mbështjellje në mënyrë vertikale duke e shtrënguare mirë dhe duke u siguruartë mos lini asnjë hapësirë midis zorrëve. Vendoseni kukurecin në një tavë me letër furre poshtë, kriposeni përseri nëse ka nevojë. Shtoni koper dhe majdanoz të grirë imët,pak vaj,gjethet e dafines dhe vendoseni të piqet në 180°  per 50 minuta. Nga mesi i pjekjes shuajeni me lëngun e 1 limoni Shërbejeni të ngrohtë me erëza sipër dhe lëngun e pjekjes.

Exit mobile version