Ka përfunduar tragjikisht kërkimi për një vajzë adoleshente në fshatin Gdheshtë të Kukësit.
Që në fillim të muajit, prindërit kishin denoncuar largimin e 17-vjeçares nga shtëpia, në Komisariatin e Kukësit. Pas 20 ditë kërkimesh, gjatë një kontrolli në terren, policia e gjeti vajzën të varur në një pemë.
Ekspertiza mjeko-ligjore nuk konstatoi shenja dhune në trupin e viktimës, ndaj dyshohet se është një vetëvrasje. Por, hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivet e largimit nga shtëpia e shtyrjes drejt aktit ekstrem vazhdojnë.