Burim Kukeli e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme kampionatin zviceran.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë titullar për skuadrën e tij Zurich.
Zurich u përballë si mysafirë tek Grasshopper në derbin e qytetit ku triumfues ishin të rikthyerit në elitë me rezultat të pastër 2-0.
Gjakovari u aktivizua në qendër të mbrojtjes dhe kjo ka bërë që ai të shkëlqejë në derbi.
Paraqitja e mirë ka bërë që veterani shqiptar të futet në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Është shkruar shumë për një largim të mundshëm të Kukelit nga Zurichu, por pas paraqitjes së djeshme duket se drejtuesit e klubit do të bllokojnë largimin e tij.