Ballina Lajmet Shqipëri Kukan dhe Fleckenstein: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Kukan dhe Fleckenstein: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

ATSH/ – Anëtarët e Parlamentit Europian, Raportuesit dhe Kryetarët e Delegacioneve për Marrëdhëniet me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, u kërkuan sot shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian që të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Më poshtë vijon letra e tyre e plotë:

Drejtuar presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk

I dashur zoti president,

Ne, të nënshkruarit, anëtarë të Parlamentit Europian, Raportuesit dhe Kryetarët e Delegacioneve për marrëdhëniet me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, u kërkojmë shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian të bien dakord lidhur me një hap vendimtar në kuadër të politikës së zgjerimit të BE-së kur ata të takohen për Këshillin Europian, më 28 dhe 29 qershor. Ka ardhur koha për një vendim të guximshëm që vërtetë i hap rrugë integrimit të suksesshëm të gjashtë vendeve dhe 18 milionë banorëvë ëe jetojnë në Ballkanin Perëndimor.

E nënshkruar pranë brigjeve të liqenit të Prespës vetëm pak ditë më parë, marrëveshja mes qeverive të Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen e emrit hap një mundësi të jashtëzakonshme për Europën: për të kontribuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe për të futur edhe një vend tjetër të Ballkanit Perëndimor në gjirin e unionit dhe, duke vepruar kështu, mbjellim farat e paqes dhe të begatisë në të gjithë Europën Juglindore.

Kjo zgjedhje për një jetë në paqe dhe begati, e drejtuar nga shteti i së drejtës  dhe nga institucione funksionale demokratike, bashkon qytetarët ë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Një brez i ri shqiptarësh, boshnjakësh, kosovarësh, maqedonasish, malazezësh dhe serbësh është rritur me perspektivën e zymtë që mosmarrëveshjet dypalëshe, kujtimet e hidhura të luftrave ku ata nuk ishin pjesë si edhe versionet me keqdashje të abuzuara të historisë do të përcaktojnë pafundësisht marrëdhëniet e tyre me fqinjët europianë dhe nuk do tí lejojnë vendet e tyre të ndërtojnë shoqëritë dhe institucionet demokratike. Me vullnetin e mirë, vendosmërinë e duhur dhe pikëpamjet e qarta politike, kjo perspektivë e frikshme shumë shpejt mund t’i përkasë së kaluarës..

Kjo është arsyeja përse ne u bëjmë thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian ta kapin këtë mundësi që vjen vetëm një herë në jetë. Popujt e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal të qartë se unioni po mbështet përpjekjet e tyre për të ndërtuar shtete moderne, me institucione të forta dhe të pavarura, ekonomi të qëndrueshme dhe shoqëri solide. Disa fuqi rajonale dhe globale kanë interesa politike dhe financiare për të frenuar ambiciet europiane të të gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Kjo nuk duhet të ndodhë. Forcat kundërshtare nuk do të  triumfojnë.

Ne u kërkojmë liderëvë europianë të demonstrojnë angazhimin e tyre të qartë ndaj perspektivës europiane të të gjithë rajonit duke rënë dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Tiranën dhe Shkupin gjatë samitit të ardhshëm të Këshillit Europian, më 28 dhe 29 qershor. Gjatë negociatae të anëtarësimit që vijojnë me Malin e Zi dhe Serbinë, duhet të happen kapituj të rinj. Duhet të zbatohet edhe liberalizimi i vizave me Kosovën. Përpjekjet për reforma nga ana e Bosnje-Hercegovinës duhet të shpërblehen në varësi të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme më 7 tetor. BE duhet të mbetet një partnere e besueshme pasi kushtet për hapa të mëtejshëm përpara janë përmbushur, ashtu siç ka theksuar edhe Komisioni dhe Parlamenti Europian.

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian, shtetin e së drejtës, demokracinë liberale drejtësinë sociale dhe fuqinë inovetore të një shoqërie të hapur. Negociatat e tërësishme dhe ambicioze në rrugën drejt anëtarësimit përbëjnë garancitë më të forta të mundshme që qytetarët e gjashtë vendeve në një të ardhme jo të largët të gëzojnë këto përfitime. Europa nuk duhet tí zhgënjejë ata. I dashur president, do t’Ju ishim mirënjohës nëse këtë mesazh do túa përcillni të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Ne kemi ndërmend që këtë letër tabëjmë  publike.

Exit mobile version