Kuka drejt të artës, kalon pengesën e parë dhe siguron çerekfinalen

Loriana Kuka e ka nisur shumë mirë Grand Prixin që po mbahet në Morok, saktësisht në Marrakech.

Xhudistja nga Kosova e kaloi raundin e parë pa kundërshtare, kurse në raundin e dytë ia doli të triumfonte ndaj Sarra Mzougui, shkruan lajmi.net.Pasi e mposhti kundërshtaren nga Uzbekistani, Mzougui nuk arriti t’i bënte ballë luftëtares nga Kosova, ku u mposht me IPPON.

Tani, në fazën çerekfinale, Loriana do të ketë përballë xhudisten nga Austria, Bernadette Graf.Shpresojmë që Kuka ta vazhdojë këtë turne po në këtë mënyrë se si e filloi, dhe të marrë me vete medaljen e artë.