Allahu i Lartësuar thotë:
“Allahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet” (Nisa: 36)
D.m.th e lavdëron vetveten, është kryelartë dhe mendjemadh ndaj njerëzve të tjerë, kujton se është më i mirë se njerëzit e tjerë, i duket vetja i madh, por tek Allahu është i vogël dhe i ulët, ndërkohë tek njerëzit i urryer.
Muxhahidi thotë:
“Mendjemadhi” është ai që i përmend ato që i ka dhe nuk e falënderon Allahun për to, lavdërohet para njerëzve për të mirat që i ka dhënë Allahu, ndërkohë shumë pak e lavdëron Allahun për këto të mira.” (Tefsiri i Ibn Kethirit: 2-288)./Mesazhi/