Kujdes! Mos konsumoni më Nutella, ja çfarë përmban

Motoja e tyre është ‘lumturia në një kavanoz’. Zor se ka një shtëpi që nuk e ka një kavanoz me Nutella. Nutella është kaq e përhapur dhe kaq e mirë.

Por gazeta britanike, Mirror shkruan se duhet të ndaloni urgjentisht së ngrëni Nutella. Ferrero, kompania që e prodhon, është paditur në SHBA pasi ka bërë reklamë false, duke sugjeruar se ky ushqim sjell përfitime

Por çfarë përmban Nutella?

Sheqer, vaj palme, lajthi, kakao, sojë lecitin dhe vanilje. Le ta nisim nga soja lecitin.

Sipas Mirror, ndryshe nga soja natyrale e fermentuar që përdoret gjerësisht në dietat aziatike, kjo është një sojë e modifikuar gjenetikisht, të cilën trupi e tret me vështirësi. Disa ekspertë kanë këshilluar gratë shtatzëna, fëmijët dhe të mbijetuarat e kancerit të gjirit që të mos e përdorin pasi ndikon në nivelet e hormoneve në trup.

Pastaj është vanilina, një përbërës i vaniljes.

Ky nuk është ai afrodiziaku, qetësuesi dhe përmirësuesi i humorit që blihet kaq shtrenjtë në Madagaskar. Është një kimikat i lirë që ka shijen dhe aromën e vaniljes. Disa thonë se përmban MSG, i mbiquajtur ‘helmi i avashtë’.

Pastaj është vaji i palmës.

I mbushur me yndyrna, ai sjell rritje të kolesterolit dhe shtim të rrezikut për sëmundje zemre. Tretet me vështirësi dhe rrit nivelin e toksinave në veshka, mëlçi dhe mushkëri.

Nutella ka edhe shumë kalori.

Dy lugë kanë 200 kalori, 11 gram yndyrna dhe 21 gram sheqer, thuajse sa dy kanoçe me kola. Sidomos ajo nuk u duhet dhënë fëmijëve në mëngjes pasi rrit nivelin e sheqerit në gjak, dobëson përqendrimin dhe sjell hiperaktivitet.

Prandaj hiqeni lugën nga kavanozi…/syri.net