“Kufizimi i vizave në thelb ka në objektiv muslimanët”

Kryetari i Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) Nihad Awad reagoi kundër dekretit të presidentit amerikan Donald Trump për sjelljen e kufizimeve të vizave ndaj qytetarëve të 6 vendeve me shumicë të popullsisë muslimane. “Kufizimi i vizave ka në objektiv muslimanët. Kjo është haptazi në kundërshtim me kushtetutën”, tha Awad, raporton Anadolu Agency (AA).

CAIR e cila është organziata më e madhe e shoqërisë civile muslimane në SHBA ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me rregulloren e re të Trump-it për vizat dhe ka shprehur reagime të ashpra ndaj kësajë rregulloreje.

Awad, kufizimin e ka përckatuar me fjalët: “Kufizimi i vizave në thelb ka në objektiv muslimanët. Kjo është e qartë në kundërshtim me kushtetutën”.

Duke e përcaktuar “ndalesa e muslimanëve 2.0” dekretin e ri Awad ka shtuar më tej se: “Trump po përpiqet të zbatojë çdo gjë që ka premtuar në fushatën zgjedhore. Njëra prej tyre është edhe pengimi i hyrjes së muslimanëve në vend. Pas kësaj në Amerikë ka një strukturë islamofobike. Fatkeqësisht një nga këto emra kryen detyrën e kryekëshilltarit të Trumpit. Këto janë pjesë e një çete që luftojnë kundër islamit në Amerikë”.

Përkundër mundësisë së regjistrimit të muslimanëve në vend CAIR gjithashtu ka njoftuar se kanë nisur një fushatë me temë “Fillimisht më regjistro mua”.

Kryetari i CAIR, Awad pasi ka rikujtuar se Trump në fushatën zgjedhore ka përmendur regjistrimin e muslimanëve në vend tha se kanë formuar një faqe interneti të emëruar “registermefirst.com” dhe se i bëjnë thirrje të gjithëve që të jenë në solidarizim me muslimanët.

Sipas një deklarate të bërë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me rregulloren e re që Trump ka nënshkruar ditën e sotme ishte theksuar se vendet për të cilat është vendosur kufizimi i vizave janë Irani, Siria, Somalia, Sudani, Jemeni dhe Libia, ndërsa Iraku ishte përjashtuar nga lista. Rregullorja e re do të hyjë në fuqi që nga 16 marsi.