Kuajt e detit meshkuj krijojnë placentë për të vegjlit e tyre

Big-bellied Seahorse (Hippocampus abdominalis), Mornington Peninsula, Victoria, Australia

Kuajt e detit janë një nga krijesat më mahnitëse të detit. Ato janë i vetmi grup kafshësh ku janë meshkujt ata të cilët mbeten shtatzënë dhe lindin të vegjlit. Në një zbulim të ri është gjetur se xhepi i tyre krijon një placentë, njësoj si njeriu, për të rritur të vegjlit.

Gjatë kohës që kuajt e detit meshkuj janë shtatzënë, në xhepin e tyre krijohet një placentë, njësoj si ajo e njeriut. Ajo ushqen embrionet me të gjitha lëndët e nevojshme, i pajis me antitrupa dhe largon dioksiodin e karbonit.

Ata e nisin shtatzëninë me një vallëzim. Lidhin bishtin me femrën e përzgjedhur, ndryshojnë ngjyrë dhe rrotullohen duke bërë pirueta. Më pas, ovipozitorja e femrës (një lloj depozite për vezët) lidhet me hapjen e xhepit të mashkullit dhe lëshon vezët. Më pas, mashkulli lëkundet për të pozicionuar vezët në xhep, të cilat shkojnë deri në 1000. 10 ditë deri në 6 javë më vonë, në varësi të llojit të species, mashkulli lind të vegjlit.

Akoma më i habitshëm është fakti se janë në gjendje të kryejnë sërish këtë proces pas disa orësh.

Shpjegimi në këtë qëndron se xhepi hollohej gjatë ditëve të shtatzënisë dhe sipërfaqja e brendshme krijonte shumë rrudha, duke i lënë mundësi zhvillimit të enëve të reja të gjakut. Pas 24 orësh, mashkulli është sërish në gjendje të kalojë në shtatzëninë e radhës./tvklan.al