Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ka bërë kthim të fuqishëm në Rusi.
Ai shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj Pari NN.
Rubin Kazani fitoi me rezultatin 4:2, në ndeshjen që i takoi javës së parë të elitës së futbollit të Rusisë. Daku shënoi golin e parë në minutën e pestë për barazimin 1:1, ndërsa asistoi për epërsinë 2:1 në minutën e 33-të. Për golin e tretë asistues ishte futbollisti tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj.
Golin e tretë Rubin Kazani e shënoi në minutën e 42-të, kurse golin e katërt në minutë ne 91-të. Veprimi i Dakut gjatë Evropianit në Gjermani u komentua shumë në Rusi.
Daku ishte dënuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë për shkak se pas ndeshjes me Kroacinë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve dhe maqeonasve. Ishte paralajmëruar edhe dënimin ndaj tij. Por ai bëri paraqitje të madhe të hënën.
Daku kompletoi ndeshjen, kurse Shabanhaxhaj u zëvendësua në minutën e 73-të.