Ballina Artikuj Kthehu te Zoti, pendimi ndriçon zemrën në Ramazan! – Mesazhe Ramazani 10

Kthehu te Zoti, pendimi ndriçon zemrën në Ramazan! – Mesazhe Ramazani 10

Hoxhë Sadik Avdiu

Pendimi në Ramazan është një derë e hapur drejt mëshirës së Zotit.

Është çasti kur zemra ndjen keqardhje, sytë mbushen me lot dhe shpirti kërkon dritë.

Ky muaj është një mundësi për të thënë: “O Allah, më fal!”, për të lënë pas mëkatet dhe për të nisur një jetë më të pastër. Ai që troket me sinqeritet në derën e pendimit, nuk largohet bosh.

Zoti i do ata që pendohen.

Mos e humb këtë mundësi.

Bëje zemrën tënde të lehtë dhe shpirtin tënd të ndriçuar!

Hoxhë Sadik Avdiu

Exit mobile version