Ballina Lajmet KSHZ shpall rezultatet preliminare: Lëvizja Besa fiton një komunë

KSHZ shpall rezultatet preliminare: Lëvizja Besa fiton një komunë

Sipas rezultateve paraprake të publikuara sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, kandidatët e LSDM-së fituan në 17 komuna, BDI në gjashtë, Aleanca për Shqiptarët në tre, Lëvizja Besa në një, PDSH në një VMRO-DPMNE në dy, dhe kandidati i Grupit zgjedhor në një komunë.

Mbeten që të numërohen votat edhe në katër prej gjithsej 35 komunave, në të cilat ishin zbatuar zgjedhjet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në Kisella Vodë fitoi Filip Temellkovski LSDM me 54.89 për qind të votave, ndërsa VMRO-DPMNE Johan Tarkulovski mori 41.58.

Në Gazi Babë fitoi Boris Georgievski nga LSDM me 53.51% të votave kundrejt Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 43.09 për qind.

Exit mobile version