KS të OKB-së, OBI dhe Unioni Ndërparlamentar Arab, mbledhje urgjente pas sulmeve të Izraelit

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Unioni Ndërparlamentar Arab vendosën të mblidhen për të diskutuar shkeljet e Izraelit kundër palestinezëve në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Sot Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të diskutuar tensionin në rritje në Jerusalemin Lindor.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë tensionin në rritje pas evakuimit të detyruar të familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jerrah në Jerusalemin Lindor në një seancë të mbyllur.

Edhe Organizata e Bashkëpunimit Islam, me kërkesën e Palestinës do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme në nivel të përfaqësuesve të përhershëm.

Mbledhja do të përqendrohet në shkeljet e Izraelit në Jerusalem, si dhe evakuimin e detyruar të familjeve palestineze në Lagjen Sheikh Jerrah të Jerusalemit Lindor, sulmet ndaj vendeve të shenjta, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa dhe besimtarëve në xhami.

Kurse Unioni Ndërparlamentar Arab me kërkesë të Jordanisë deklaroi se do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit.

Mbledhja në fjalë do të mbahet në kuadër të qëndrim mbështetës për palestinezët kundër shkeljeve raciste të forcave izraelite në lagjen Sheikh Jerrah dhe xhaminë Al-Aksa. /trt/mesazhi