Kryqi i Kuq konfirmoi se 6 milionë dollarë që planifikoheshin të përdoren në luftën kundër epidemisë së Ebolas në Afrikën Perëndimore, janë vjedhur me mashtrime dhe korrupsion, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC) thuhet se janë verifikuar rezultatet e hetimeve të brendshme të publikuara më 20 tetor.
Sipas hetimeve të brendshme të IFRC-së lidhur me 124 milionë dollarët të cilët parashikoheshin të përdoren në luftën sëmundjes së Ebolas e cila shkaktoi vdekjen e më shumë se 11 mijë personave në periudhën 2014-2016 në Sierra Leone, Liberi dhe Guine, 2.13 milionë dollarë janë vjedhur me mashtrime dhe korrupsion nga personeli i Kryqit të Kuq dhe nga punonjësit e një banke në Sierra Leone.
Mashtrimet e kryera nëpërmjet “çmimeve të fryera të produkteve të ndihmës, listës së pagave dhe pagesës së vullnetarëve” kanë kushtuar 2.7 milionë dollarë kurse në korrupsionet e kryera në shërbimet doganore në Guine janë vjedhur të paktën 1.17 milionë dollarë.
Dy hetime tjera lidhur me korrupsionet ende janë duke vazhduar.
IFRC do të vazhdoë ndjekjen e fondeve
Kryetari i delegacionit të IFRC-së në Sierra Leone, Paul Jenkins tha se IFRC do të vazhdojë mbikëqyrjen e fondeve të dhëna në këtë rajon.
Zv/sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Dr. Jemilah Mahmood tha se nuk duhet të anashkalohen përpjekjet e mijëra vullnetarëve dhe të punonjësve në luftën kundër Ebolas për shkak të këtyre korrupsioneve.
Ai tha se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për rikthimin e këtyre fondeve.