Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryqi i Kuq: Shkatërrimi nga tërmeti në Birmani s’është parë që një...

Kryqi i Kuq: Shkatërrimi nga tërmeti në Birmani s’është parë që një shekull në Azi

Zyrtarët e Kryqit të Kuq kanë paralajmëruar se Birmania po përballet me një krizë humanitare pas tërmetit vdekjeprurës 7.7 ballë.

Sipas Kryqit të Kuq, shkatërrimi nga tërmeti i Birmanisë nuk është parë për më shumë se një shekull në kontinentin e Azisë.

“Ajo që ne po shohim këtu në Birmani është një nivel shkatërrimi që nuk është parë më shumë se një shekull në Azi”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) në një postim në X.

“Kjo nuk është thjesht një fatkeqësi, është një krizë komplekse humanitare e shtresuar mbi dobësitë ekzistuese”, ka thënë në një deklaratë të veçantë Alexander Matheou, drejtor rajonal për Azinë Paqësor në IFRC.

“Përmasat e kësaj fatkeqësie janë thelbësore dhe nevoja për mbështetje është urgjente”.

Një apel urgjent është nisur me kërkesën për 113.6 milionë dollarë për të ndihmuar 100,000 njerëz për shpëtimin e jetës dhe për shërimin e hershëm.

Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti/ koha

မြန်မာနိုင်ငံတွင် ငလျင်လှုပ်ခတ်မှုကြောင့်ထိခိုက်ပျက်စီးဆုံးရှုံးမှုများနှင့်ပတ်သက်ပြီး တရုတ်သမ္မတရှီ
Exit mobile version