Reprezentuesi i Kosovës, Mirlind Kryeziu po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Zuricuht.
Bëhet e ditur se Kryeziu do të largohet në verë kur edhe i skadon kontrata me Zurichun, pasi tashmë ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit.
27-vjeçari dy herë ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi synon që karrierën ta vazhdoj jashtë futbollit zviceran.
Kryeziu në vitin 2021 është rikthyer te Zurichu, ekip me të cilin ka fituar dy trofe gjatë karrierës së tij, titullin dhe kupën e Zvicrës.
Këtë sezon, ai ka 2 gola e po aq asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat me Zurichun, ndërsa herë pas herë ftohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës.
Kryeziu ka debutuar me “Dardanët” në vitin 2021 dhe deri më tani, ka 10 ndeshje të luajtura.