Kryeziu: DnV me 2500 vëzhgues për zgjedhje

Drejtuesi i koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, ka bërë të ditur gjatë një interviste për gazetën “Zëri” se me 2500 vëzhgues do t’i monitorojnë zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në gjithë territorin e Kosovës

Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim i ka angazhuar 2500 vëzhgues për t’i monitoruar zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në të gjithë territorin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Ismet Kryeziu, drejtues i këtij koalicioni, duke shtuar se do t’i monitorojnë zgjedhjet edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por edhe në pjesë tjera të vendit, shkruan Zeri.

Kryeziu po ashtu ka bërë të ditur për “Zërin” se do të ketë mobilizim më të madh të vëzhguesve, siç ka thënë ai, në disa “zona të nxehta” ku në të kaluarën është raportuar për vjedhje industriale të votave në mënyrë që mos të mos përsëriten keqpërdorimet e tilla.