Kryetarja e KQZ-së fton qytetarët të dalin të votojnë

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka votoi sot pas hapjes së qendrave të votimit, ndërsa tha se përfundimin e balotazhit po përmbyllet procesi i zgjedhjeve për 2017.

Daka tha se shpreson që edhe balotazhi do të kalojë në frymë të qetë, demokratike e të lirë si zgjedhjet e 22 tetorit.

“I ftoj të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë. Uroj të jetë ditë e qetë dhe demokratike”, tha Daka, raporton Telegrafi.

Sipas saj deri në këto momente nuk ka pasur raportime për probleme eventuale dhe sipas saj, në ora 07:00 do të duhej të hapeshin të gjitha qendrat e votimeve.

E pyetur se a është sfiduese që brenda këtij viti u organizuar zgjedhjet lokale dhe ato qendrore, Daka tha se natyrisht kjo për KQZ-në është sfiduese, por ia kanë dalë mirë.