Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen ka thënë se është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.
Von Der Leyen ka theksuar se është jetike që të ndodh normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.
“Është më rëndësi që të ecim përpara në rrugën evropiane dhe ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi”, ka thënë Von Der Leyen.
Ajo ka shtuar se mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për situatën aktuale në veri është dialogu në Bruksel.
“Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi që të sh’tensinohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, dhe e vetmja mënyrë për këtë është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që është platforma e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale”, tha Von Der Leyen.
Kryetarja e KE-së shtoi se ajo do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kosovën sepse dëshiron të shoh progresin dhe përparimin e Kosovës.