Kryetarja e Komisionit Evropian, der Leyen publikoi një video ku Kosova nuk figuron si shtet, i reagon Doris Pack

Një ditë më parë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, publikoi një video, me urimin për hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në Zonën Schengen.

E ajo që ra në sy është se në videon e paraqitur nga kryetarja e Komisionit Evropian, e ku Kosova nuk figuron si shtet.

Në video, vendet me ngjyrë të kaltër janë ato të Zonës Shengen, gjersa vendet që ende janë jashtë zonës me ngjyrë të bardhë.

Pas publikimit të kësaj videoje ka reaguar ish-raportuesja për Kosovën, Doris Pack.

Ajo në një postim në X shkruan “Ku është shteti i Kosovës”.