Kryetari i deritashëm i Preshevës, Shqiprim Arifi, në një konferencë për media ka sqaruar se, si pasojë e prishjes së koalicionit me Partinë për Veprim Demokratike (PVD), ai nuk do të jetë më kryetar i Preshevës.
Ai e ka akuzuar të parin e PVD-së, Riza Halimi, se nuk po i respekton parimet e marrëveshjes e cila është nënshkruar kur u zgjedh në kohën kur Arifi u zgjodh kryetar, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi pasur koalicion që ka qenë me një marrëveshje parimore, në mes Riza Halimit dhe meje. Prej në start kjo marrëveshje është kontaminuar nga Riza Halimi, në formë të përcaktimit të njerëzve në institucionet komunale dhe pushtetin lokal”, ka theksuar Arifi.
Sipas tij, kur Riza Halimi flet për dëmtimin e marrëveshjes parimore, “ai vet e ka bërë këto prej në start”.“Të gjitha këto gjëra që Riza Halimi i ka paraqitur në një komunikatë amatoreske. Të ekzagjeruara të falsifikuara dhe tendencioze. Ne e kemi publikuar një deklaratë, i qartësojmë të gjitha pikat në lidhje me akuzat”, ka sqaruar Arifi.
Ndryshe, “Alternativa për Ndryshim” e Arifit, deri më tani ka qenë në koalicion me PVD, derisa në opozita Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) ka qenë në opozitë.