Duke deklaruar “Edhe unë jam musliman” kryetari i New York City Bill de Blasio dhe qindra protestues u mblodhën kundër politikave të emigracionit te presidentit amerikan Donald Trump që ka per synim te ndaloj myslimanet nga hyrja dhe qendrimi në SHBA.
“Sulmet ndaj besimit janë sulm mbi të gjithë ne”, tha De Blasio në sheshin Times Square të Nju Jorkut. “Unë jam krenar të them sot se edhe une jam musliman, gjithashtu,” tha ai. “Kjo është për të mbrojtur gjithçka për te cilat vendi ka qenë i përkushtuar.” “Ne do ti largojme stereotipet, pasi Amerika është një vend i themeluar për të mbrojtur të gjithe besimtaret dhe të gjitha besimet”, tha ai. “Pavarësisht besimit tuaj apo prejardhjes suaj vendit ku keni lindur, ky është qyteti juaj, “tha kryetari De Blasio. “Dhe për të gjithë, ky është vendi juaj poashtu. Ky është vendi juaj gjithmone.
Trump, i cili deklaroi edhe gjatë fushatës se synonte për t’i ndaluar muslimanët që te hyjnë në SHBA, lëshoi një urdhër muajin e kaluar, me te cilin i ndalon njerëzit nga shtatë vende me shumicë myslimane, qe të hyjnë në vend. Gjykatat kanë bllokuar urdhrin e tij, por ai pritet të lëshojë një version të rishikuar.