Një sulm ajror izraelit në një ndërtesë komunale në Libanin jugor vrau 16 persona, duke përfshirë edhe kryetarin e bashkisë së qytetit.
Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se kryetari i qyteti Nabatieh, Ahmad Kaheil është një ndër martirët e sulmit ajror izraelit që goditi ndërtesën e bashkisë të mërkuren.
Zyrtarët libanezë e dënuan sulmin, duke e përshkruar atë si një goditje të qëllimshme në një takim që diskutonte ndihmën për njerëzit e zhvendosur.
Incidenti shënon një përshkallëzim të rëndësishëm, me shqetësimet se fushata ushtarake e Izraelit kundër Hezbollahut tani po synon vetë shtetin libanez. Mbi 50 persona u plagosën gjithashtu nga sulmi.