Kryetari i Londrës ka hapur strehimore emergjente gjatë motit të ftohtë për të pastrehët e Londrës.
Sadiq Khan kërkoi nga qytetarët që të raportojnë për vendndodhjen e të pastrehëve, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale.
Në një postim në Twitter dhe Facebook, Khan shkroi: “Ne kemi hapur strehimore emergjente për të ndihmuar të pastrehët. Nëse shihni dikë duke fjetur në rrugë, ju lutem ndihmoni duke raportuar për vendndodhjen e tyre.”
Z. Khan gjithashtu këshilloi londinezët që të kujdesen për njëri-tjetrin. Ai porositi sidomos të rinjtë që të vizitojnë familjarët që janë më të moshuar, apo që kanë nevojë për ta. /MESAZHI/