Kryetari i klubit llapjan ia ndalon Kadri Veselit hyrjen në zhveshtoren e ekipit (Video)

Tashmë fushata parazgjedhore ka nisur dhe politika ka nisur ta prekë edhe sportin, sidomos sportin më të popullarizuar në vend – futbollin.

I veshur me fanellën e ekipit nga vendlindja e tij Mitrovica, “Trepça 89”, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ia kishte mërsyer zhveshtoreve të ekipeve. Në hyrje të pjesës së brendshme të stadiumit, Veseli takon kryetarin e klubit kundërshtar Nexhat Dumnica, “Llapi” që humbi nga kampioni i Kosovës, 8 me 1.

Por kjo nuk ka qenë arsyeja pse Veseli nuk është lejuar të vizitojë ekipin llapjan në zhveshtore.

Arsyeja është prishja e koalicionit qeverisës me LDK-në.

Në videon që është dërguar nga vet klubi, shihet kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili është anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK-së dhe kandidat për deputet, i cili nuk e lë Veselin të depërtojë për në zhveshtoren e Llapit.

Kryeparlamentari dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas ndeshjes ndërmjet Trepçës ’89 dhe Llapit ka dashur të futej në zhveshtore për t’i përshëndetur të dyja ekipet, por Llapi, që njihet si bastion i LDK-së, ia ka qitur “STOP”in” atij, edhe pse ishte në shtëpinë e tij, në Mitrovicë, e llapjanët ishin në cilësinë e mysafirit.