Kryetari i Ulqinit dhe zyrtarë të lartë shqiptarë arrestohen në mëngjesin e sotëm

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoko Nrekiq, është arrestuar në mëngjesin e sotëm. Arresti i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit.

Me urdhër të njëjt janë arrestuar edhe zyrtarë të lartë të Komunës së Ulqinit, shkruan Indeksonline.

Sead Osmanoviqi, sekretar i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, sekretar i Policisë komunale dhe ish-kryetar i Kubendit komunal të Ulqinit, janë ndër të të arrestuarit.

Të gjithë zyrtarët e lartë të Komunës së Ulqinit dyshohen për keqpërdorime në shërbim dhe punësime të jashtëligjshme.