Kryetari i KQZ-së viziton qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi gjatë ditës së sotme ka vizituar qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Radoniq u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime, përcjell lajmi.net.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme është se po mbahen për herë të parë pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në përjashtim të një kandidateje të pavarur, dhe nga gjithsej 19 qendra, 6 janë të rregullta dhe 13 alternative.

Në katër komunat veriore janë gjithsej 19 qendra të votimit me 34 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 persona.