Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij, vizituan drejtorin e Organizatës “Qatar Charity Mahmoud Abbas Shaker.
Bekim Jashari falënderoj drejtorin e Organizatës për mikpritjen e tij, dhe njëherit shprehi falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Organizata Qatar Charity po i bënë Komunës së Skenderajt në realizimin e projekteve të shumta.
Gjishtashtu, Shaker, drejtori i Organizatës, shprehi falënderimet e tij për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, duke potencuar se Komuna e Skenderajt është një nga Komunat e para përfituese që kur Organizata filloj aktivitet e saja në Kosovë.
Të dy palët vlerësuan bashkëpunimin e ndërsjellët, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen, në realizimin e projekteve tjera në Komunën e Skenderajt.
Në fund të takimit, Bekim Jashari është nderuar me mirënjohje nderi nga ana e drejtorit të Organizatës, për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellët.