Ballina Lajmet Kosovë Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim nënkryetarin e TIKA-s, dr. Mahmut Çevik.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim nënkryetarin e TIKA-s, dr. Mahmut Çevik.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e falënderoi atë dhe TIKA-n për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai tha se TIKA në Kosovë ka restauruar shumë objekte të trashëgimisë kulturore e fetare islame në Kosovë, restaurimi i së cilave ka mundësuar ruajtjen e kësaj trashëgimie të çmuar për Kosovë. Myftiu gjithashtu tha se si institucion mbesim të përkushtuar që të vazhdojmë bashkëpunimin me TIKA-n në projekte të ndryshme.
Nga ana e tij, z. Çevik, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin e tij me TIKA-n. Ai tha se projektet e përbashkëta ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe TIKA-s do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Exit mobile version