Ballina Lajmet Kosovë Kryetari i Fushë Kosovës shfrytëzon fëmijët për fushatë

Kryetari i Fushë Kosovës shfrytëzon fëmijët për fushatë

Kryetari aktual i Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së që po kandidon edhe për një mandat në këtë post, ka bërë atë që është e ndaluar në fushatë: shfrytëzimi i fëmijëve për fushatë elektorale.

Në disa fotografi të publikuara në internet shihet sesi Burim Berisha përpos që ka dalë në fotografi me një fëmijë i cili ka të veshur bluzën e LDK-së për fushatë elektorale ka veshur edhe shumë fëmijë të tjerë me këto bluza.

Në disa fotografi të tjera shihet sesi fëmijët mbajnë bluza të partisë që bëjnë thirrje për të votuar kandidatin e LDK-së për kryetar komune në Fushë Kosovë./Insajderi.com

Exit mobile version