Kryetari aktual i Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së që po kandidon edhe për një mandat në këtë post, ka bërë atë që është e ndaluar në fushatë: shfrytëzimi i fëmijëve për fushatë elektorale.
Në disa fotografi të publikuara në internet shihet sesi Burim Berisha përpos që ka dalë në fotografi me një fëmijë i cili ka të veshur bluzën e LDK-së për fushatë elektorale ka veshur edhe shumë fëmijë të tjerë me këto bluza.