Kryesia e Partisë së Drejtësisë e dalë nga Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i ka bërë thirrje Ferid Aganit që ta lirojë selinë e partisë, të cilën sipas tyre e ka uzurpuar.
Në një komunikatë të kësaj partie i bëhet thirrje Aganit që të ndalojë së shfrytëzuari buxhetin e partisë.“Kryesia e Partisë së Drejtësisë e dalë nga Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor kërkon publikisht që ish-kryetari Agani me klanin e tij ta lirojë selinë e Partisë të cilën e ka uzurpuar. Si dhe në të njëjtën kohë ti ndalojë të gjitha shpenzimet e mjeteve monetare të Partisë.
Kryesia e PD-së ju bënë me dije klanit Agani, që çdo shfrytëzim i mjeteve financiare prej datës 28 shtator, për çfarë do qoftë është keqpërdorim i mjeteve financiare dhe në rast se ndodhë kjo PD do të paraqes padi në organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e PD-së.Kjo parti, njofton anëtarësinë e saj dhe opinionin publik se ka filluar aktivitetin e vet politik pas marrjes së besimit dhe legjitimitetit nga ky Kuvend.
Kryesia e PD-së fton kryetarët e degëve që të fillojnë mobilizimin për takime të përbashkëta dhe debate publike me qëllim të fillimit të punës për kristalizimin e projekteve politike për konkurim në zgjedhjet lokale 2017.“Partia e Drejtësisë, konsideron se është koha e stabilitetit politik brenda PD-së, dhe çdo kush që mendon ta luajë rolin imagjinativ si kryetar apo udhëheqje politike e PD-së është në lajthitje të thellë të motivuar nga interesat personale dhe egoiste. Kuvendi zgjedhor çdo kujt ja dëshmoi fuqin politike që ka brenda Partisë”, thuhet në komunikatë.