Kryeqyteti vietnamez Hanoi kryeson listën e qyteteve më të ndotura në botë

Sipas të dhënave ditore të motit, kryeqyteti vietnamez Hanoi kryeson listën e qyteteve më të ndotura në botë, transmeton Anadolu.

Të dhënat nga aplikacioni ‘AirVisual’, e cila ofron shifrat globale të ndotjes së ajrit, treguan se përqendrimi i grimcave të rrezikshme PM2.5 në ajër ishte 13.2 herë më shumë se vlera e udhëzimit vjetor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

E përditshmja ‘Vietnam News’ raportoi se pasi cilësia e ajrit ishte “jo e shëndetshme”, indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) u kthye në 309 në disa vende.

AQI posedon një diapazon nga zero në 500, përkatësisht sa më i lartë të jetë numri, aq më e madhe është ndotja dhe ndikimet shëndetësore.

‘AirVisual’ ka këshilluar njerëzit në Hanoi që të shmangin ushtrimet në natyrë, të mbyllin dritaret e tyre për të shmangur ajrin e ndotur të jashtëm dhe të mbajnë një maskë në hapësira të jashtme.