Ka filluar shënimi i javës së viktimave të krimit në Kosovë.
Ndërkaq në konferencën hyrëse për nder të kësaj jave, po marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfshirë presidentin Hashim Thaçi e kryeprokuorin Aleksander Lumezi, ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
Në fjaliminn e tij Kryeprokurori Lumezi ka thënë se me rastin e kësaj ngjarje shpreh përkushtimin në misionin për ndërtimin e shtetit ligjor.
‘’Pavarësisht nga simbolika drejtësia dhe rimëkëmbja e viktimave dhe e krimit nuk është veprimtari përkujtimore, por është obligim i shtetit. Të drejtat e viktimave të krimit janë të mbrojtura me anë të Kushtetutës.‘’
Kryeprokurori Lumezi tha gjithashtu se tashmë në të gjitha prokuroritë janë caktuar prokurorë të cilët do të merren me viktimat e krimit. Ai tha gjithashtu se krimi i cili nuk ndëshkohet, përsëritet.
‘’Krimi i cili nuk ndëshkohet përsëritet. Institucionet e drejtësisë duhet të udhëhiqen nga njerëz me integritet moral.’’
‘’Ju duhet kohë për të peshuar të drejtën por kjo është kohë e shkurtër për viktimat e krimit. Vendosja e drejtë dhe e shpejtë e parandalon krimin, ndërsa vendosja e ngadalshme e nxit shkaktimin e krimeve.’’, ka përfunduar Lumezi.
Sipas Lumezit, prokuroret e gjyqtarët janë të ngarkuar me shumë lëndë, por patjetër duhet të trajtohen rastet kur ka viktima të krimit.