Ai tha se ndalimi i lirisë së shprehjes ndaj fesë është “krejtësisht e gabuar”
Kryepeshkopi i Canterbury (lider i lartë i Kishës Angleze) ka thënë se Britania duhet të mbrojë lirinë e shprehjës, duke folur rreth situatës së krijiuar pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed (a.s) në një shkollë në qytetin Batley të Anglisë.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi njerëzit janë duke protestuar përpara Shkollës së Gramatikës në Batley, afër Bradfordit, këtë javë pasi një mësues u shfaqi studentëve një imazh fyes ndaj Profetit Muhamed (a.s).
Rev. Justin Welby, duke folur për La Repubblica për këtë çështje, tha se ndalimi i lirisë së shprehjes së fesë, për të cilën ai pretendoi se po ndodhte në pjesë të ndryshme të Evropës, është “krejtësisht e gabuar”.
Mësuesi kërkoi falje pasi shfaqi karikaturën e marrë nga gazeta satirike franceze Charlie Hebdo, gjatë një mësimi në lënden fetare javën e kaluar. Ai u pezullua të enjten dhe është në pritje të një hetimi.
“Kur’ani – libri i shenjtë islamik – nuk ndalon në mënyrë të qartë bërjen e imazheve të tilla, por disa tekste ligjore dhe teologjike islamike ndalojnë krijimin e imazheve – veçanërisht të Zotit ose figurave të shenjta,” thotë z.Welby.
Z. Welby tha: “Unë nuk i di detajet në lidhje me atë rast. Kam lexuar gazeta por nuk i njoh prapaskenat. Në këtë vend ne shfuqizuam ligjet e blasfemisë jo shumë kohë më parë, në njëzet vitet e fundit.
“Dhe Kisha e Anglisë ishte një nga ata që mbështeti heqjen e ligjeve të blasfemisë. Për shkak se mendojmë se blasfemia është, besoj, një zgjedhje e keqe moralisht, në kuptimin e denigrimit të besimit të njerëzve të tjerë në një mënyrë të keqe, por nuk duhet të jetë çështje penale.
“Po, mund të ketë një konflikt në mes njerëzve dhe në disa pjesë të botës, ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm se çfarë thoni sepse njerëzit e ndjejnë shumë, shumë fort.
“Por në këtë vend, mendoj se duhet të mbrojmë lirinë e fjalës. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me udhëheqësit muslimanë në të gjithë vendin, ”shtoi ai.
Ai vazhdoi duke thënë se shumë udhëheqës muslimanë janë të mërzitur nga karikaturat që u shfaqën, por ata gjithashtu e kanë nxitur publikun të bëjë të qartë që nuk pajtoheni fuqishëm me këtë gjest, por jo dhunë dhe kërcënime.
“Me fjalë të tjera, ushtroni lirinë tuaj të fjalës, por mos i pengoni njerëzit e tjerë të ushtrojnë lirinë e tyre të fjalës,” shtoi ai. /Mesazhi.com