Kryepeshkopi gjerman Bentz reagon ndaj sulmit të Izraelit ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma

Kryetari i Grupit të Punës për Lindjen e Mesme të Konferencës së Ipeshkvijve Gjermanë (DBK) në kuadër të Kishës Katolike, kryepeshkopi Udo Bentz, sulmin izraelit ndaj palestinezëve të cilët po prisnin për ndihma e cilësoi si dëshmi të re të situatës së papranueshme humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Bentz, i cili u emërua në Kryedioqezën e Paderbornit në deklaratën nga rrjeti social X i Konferencës së Ipeshkvijve Gjermanë, reagoi ndaj sulmit të ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve që prisnin për ndihma në qytetin e Gazës të enjten, më 29 shkurt.

Ai e cilësoi atë që ndodhi gjatë shpërndarjes së materialeve të ndihmave në Gaza si fatkeqësi. “(Kjo) Është dëshmi e mëtejshme e situatës së papranueshme humanitare të cilës i nënshtrohet popullata civile në të gjithë Rripin e Gazës”, shkroi Bentz duke theksuar se kjo është “situatë tronditëse”.

Kryepeshkopi gjerman kërkoi hetim të pavarur rreth incidenteve.

“Duhet të sqarohet se si ka ndodhur vdekja e kaq shumë njerëzve dhe përdorimi i armëve të zjarrit nga ushtarët izraelitë. Unë mbështes thirrjen e të gjithë patriarkëve dhe udhëheqësve të kishës në Kuds për armëpushim urgjent dhe të qëndrueshëm në të gjithë Rripin e Gazës, që do të mundësojë shpërndarjen e shpejtë të ndihmave, lirimin e pengjeve dhe të burgosurve nëpërmjet negociatave”, u shpreh Bentz.