Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, ka mbërritur në Shkup në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Şentop së bashku me delegacionin parlamentar në Aeroportin e Shkupit u prit nga ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, si dhe nga politikanë dhe nga përfaqësues të instuticioneve dhe organizatave turke në vend.
Delegacioni turk i kryesuar nga Şentop përfshin edhe zv/ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nadir Alpaslan, nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Özlem Zengin, kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Maqedoni e Veriut dhe deputet i AK Partisë nga Bursa, Ahmet Kiliç, deputeti i AK Partisë në Qutahya, Ishak Gazel, deputetja e Partisë Republikane Popullore (CHP) me qendër në Stamboll, Sibel Ozdemir, deputeti i Partisë së Lëvizjes Kombëtare (MHP), Hasan Kalyoncu dhe deputeti i Partisë IYI, Yasin Ozturk.
Në kuadër të vizitës së tij, Şentop do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 21 Dhjetorit, Ditës së arsimit në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të takohet me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski.