Këshilltari i kryeparlamentarit tunizian Rached Ghannouchi paralajmëroi të enjten për “një kërcënim serioz për atentat” ndaj Ghannouchit, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për AA, Riyad al-Suaybi tha se ai mori informacione nga zyrtarë nga Ministria e Brendshme të cilët erdhën në Zyrën e Ghannouchit në Parlamentin e Tunizisë.
“Ekziston një kërcënim serioz për atentatit ndaj kryetarit të parlamentit”, tha ai duke shtuar se zyrtarët do të shtojnë masat e sigurisë për të mbrojtur Gannouchin.
“Nëse duam të dimë kush mund të përfshihet ose të përfitojë nga një komplot i tillë kriminal, duhet të kujtojmë rëndësinë politike dhe kombëtare të Ghannouchit si një nga simbolet e tranzicionit demokratik në Tunizi”, tha ai.
“Atyre që u pengon tranzicioni demokratik në Tunizi janë gjithashtu ata që planifikojnë të vrasin kryetarin e parlamentit”, shtoi ai.
Ministria e Brendshme ende nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje.
Tunizia ishte vendlindja e revolucioneve të “Pranverës Arabe” që përfshiu rrëzimin e disa liderëve nga pushteti të disa vendeve arabe në vitin 2011.
Ghannouchi i cili ka shërbyer si kryetar i parlamentit që nga 13 nëntori 2019, është një nga figurat më të shquara politike në vend që kundërshtoi sundimin e presidentit të shkarkuar Zine El Abidine Ben Ali (1987-2011).
Pas 20 vitesh në ekzil, Ghannouchi u kthye në Tunizi më 14 janar 2011. /aa