Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, ka deklaruar se Stokholmi po i merr “shumë seriozisht” shqetësimet e Türkiye-s në lidhje me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri Andersson tha se Suedia dhe Finlanda do të jenë ofruesit e sigurisë për rajonin dhe për të gjithë NATO-n, përfshirë Türkiye-n.
Stoltenberg, nga ana e tij, theksoi se duhet të adresohen shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve të NATO-s. Ai tha se Andersson konfirmoi gatishmërinë e qeverisë suedeze për të adresuar shqetësimet e Türkiye-s.
I pyetur për bisedimet midis Suedisë, Finlandës, Türkiye-s dhe NATO-s, Stoltenberg tha se, “Nuk mendoj se do të ishte e dobishme të hyj në detajet e atyre e bisedimeve”.
Megjithatë, ai tha se “ato tregojnë se Suedia dhe Finlanda janë të gatshme të adresojnë në mënyrë konkrete shqetësimet që lidhen me terrorizmin”.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës çoi që më 18 maj Finlanda dhe Suedia të aplikojnë zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO.
Por Türkiye, anëtare e kahershme e aleancës, ka shprehur kundërshtime ndaj aplikimit të tyre për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste si YPG/PKK, si dhe për embargo e armëve kundër Türkiye-s
PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBa, është përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë persona, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.